Komisioni i vlerësimit të kandidaturave në PD. Ja kush rikthehet

289
Sigal

Ish ministra dhe themelues të Partisë Demokratike, do të jenë personat që do të drejtojnë komisionin e vlerësimit të kandidatëve për deputetë të partisë demokratike në zgjedhjet e ardhme parlamentare. 5 janë emrat e këtij komisioni, që do të vlerësojë kandidaturat, duke filluar nga Genc Ruli, ish ministër I ekonomisë, bujqësisë, themelues i partisë demokratike. Për të vijuar me tej me Besnik Mustafaj, ish ministër i jashtëm drejtues i PD.

Lista vijon më tej me Bujar Nishanin ish president I republikës dhe ish ministër në qeverisjen e Partisë Demokratike. Pjesë e listës janë edhe personalitete që vijnë nga bota akademike si Mark Marku, ish deputet dhe professor I gazetarisë, për të vijuar më tej mej me Enriketa Papën, pedagoge në universitetin dhe historiane. Ky komision do të ketë rolin e rëndësishëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë që kanë ardhur si propozime nga seksionet e PD në 12 qarqet e vendit. Në udhëzimin e PD, kandidatët e përzgjedhur duhet të përmbushin disa kritere, duke filluar me influencën në zonat, mbështetje, aftësi në fusha të ndryshme. Pas përzgjedhjes së kandidatëve nga komisioni emrat do ti shkojnë për votim edhe anëtarësisë.