Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, ja rezultatet në disa bashki

170
Sigal

Ka përfunduar numërimi i votave në zgjedhjet për kryetarin e PD-së në disa degë. Sipas raportimeve dallohet se ish-kryeministri Sali Berisha ka një rezultat të thellë përballë kandidatit Ibsen Elezi.

Në Dibër kanë votuar 754 anëtarë, nga 1150 në total. Nga këto, 664 vota ka marrë ish-kryeministri Sali Berisha, 84 Ibsen Elezi dhe 6 kanë rezultuar të pavlefshme.

Në degën e Klosit, kanë votuar në total 445 anëtarë. Votat janë ndarë kështu: 429 Sali Berisha dhe 9 Ibsen Elezi, 7 janë shpallur të pavlefshme.

Procesi i votimit dhe numërimit ka përfunduar gjithashtu edhe në Skrapar, ku nga 214 anëtarë kanë votuar 104. 91 vota ka marrë Sali Berisha, 8 vota Ibsen Elezi dhe 3 kanë qenë të pavlefshme.

Raportohet se në Roskovec kanë votuar në total 476 anëtarë. Mësohet se Berisha ka marrë 433 vota, ndërsa Ibsen Elezi 39. Katër vota të tjera kanë dalë të pavlefshme.

Në Selenicë kanë votuar 220 persona: 198 vota Sali Berisha, 22 vota Ibsen Elezi. Në Devoll 1082 vota Sali Berisha, 135 vota Ibsen Elezi dhe 8 vota të pavlefshme.

Në Kuçovë kanë votuar 483 anëtarë: 437 vota Sali Berisha, 45 vota Ibsen Elezi dhe 1 votë ka e pavlefshme

Në Pogradec Berisha ka marrë 484 vota ndërsa Elezi 32 vota.

Nga numërimi i votave në qytetin e Burrelit mësohet se Berisha fitoi me 490 vota, Elezi 31 vota ndërsa 5 të pavlefshme.