Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, një viktimë dhe disa të plagosur

193
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.

Një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë një person ka humbur jetën.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë. Policia dhe zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit.