Foto e njërit prej autorëve/ Si e masakruan marokenen dy fierakët

472
Lisand Ruzhdija, 27 vjeç, ky që shihni në foto është personi që dyshohet se në bashkëpunim me dajën e tij të ketë vrarë dhe më pas masakruar një 46-vjeçare marokene në Verona.
Ngjarja sipas mediave italiane mësohet se është zbuluar me datën 30 Dhjetor. Vdekja e Kadjia Bencheikh (Hatixha Bensheik) 46 vjeç, është shkaktuar nëpërmjet goditjes me sende të forta në kokë. Nga policia italiane, Agim Aidinaj akuzohet se e ka vrarë dhe ndarë me një sharrë elektrike në 10 pjesë trupin e marokenes. Nipi i tij, Lisand Ruzhdija dyshohet se ka marrë pjesë në shkatërrimin e kufomës dhe ka bërë më pas transportin e pjesëve të trupit në fshatin e Valeggio në lokalitetin Gardoni.
Pas kontakteve me homologët italianë policia shqiptare i konfirmoi Klan Plus se bëhet fjalë për shtetasit shqiptar Agim H. Ajdinaj,51 vjeç, nga Patosi dhe nipi i tij Lisand S.Ruzhdija, 27 vjeç, nga Patosi, me qëndrim të përkohshëm në Verona.

Viktima
Kadjia Bencheikh 46 vjeç

Të arrestuar
1.Agim Ajdinaj 51 vjeç lindur në Patos, rezident në Verona
2.Lisand Ruzhdija 27 vjeç, lindur në Patos, rezident në Verona
46-vjeçarja jetonte në Itali prej më shumë se 20 vitesh ku ka punuar si kujdestare dhe si pastruese. Agim Ajdinaj ishte bashkëjetuesi i saj prej 1 viti pasi marokenia ishte ndarë nga burri i saj prej 9 vitesh. Ngjarja po hetohet në pistën e mosmarrëveshjeve në çift mes 51-vjeçarit nga Patosi dhe viktimës.
Sipas të njëjtave të dhëna Kadjia Bencheikh ishte zhdukur që para krishtlindjeve. Pjesët e trupit të saj u gjet mesditën e datës 30 Dhjetor nga një banore e zonës teksa shëtiste me kalë.


Sigal