Komisioni i Verifikimit të Listës/ Ruli, njeriu i Sorosit u vë “rrul” figurave më popullore të PD-së për kandidatë për deputetë

570
Sigal

Genc Ruli, ish ministri i qeverisë “Berisha” kishte 8 vite  që ishte tërhequr nga skena politike, madje ai e kishte justifikuar mospjesëmarrjen e tij në opozitë me mungesën e kohës, ngaqë tani është tepër i zënë me mbjelljen e pemëve. Kaq tallje më të madhe bëri Ruli ndaj demokratëve që luftonin, protestonin, helmoheshin nga gazi helmues  në protesta  para  parlamentit  dhe kryeministrisë. Çuditërisht, Genc Ruli u emërua anëtar i Komisionit  të Vlerësimit  të PD-së për kandidatët për deputetë. Puna e parë, që bëri Genc Ruli, pasi rilindi edhe një herë në funksione partiake, ishte të deklaronte se do nxirrte në pension Sali Berishën, ta fshinte nga lista për kandidat, pasi, sipas gjykimit të Rulit, lideri historik i  PD-së Berisha,  kishte mbushur vitet e punës në politikë. Këto ditë shumë burime bënë me dije se nga lista e kandidatëve që kanë votuar zgjedhësit e PD-së nëpër qarqe, Genc Ruli ka hequr nga këto lista edhe disa figura të PD-së, që në këto 8 vite të opozitës, kanë spikatur, kanë kontribuar, janë përleshur në vijën e parë të frontit opozitar kundër diktaturës së kryeministrit Rama, madje, edhe janë dënuar me gjyqe farse, sikurse është Ervin Salianji, i cili mori më shumë nga zgjedhësit e PD-së në Korçë më shumë vota se kushdo tjetër kandidat.  Po kështu, Genc Ruli ka fshirë edhe emrin e Luan Baçit, të ish ministrit Tritan Shehu, etj.  Genc Ruli, një nga minsitrat më të përfolur nga opozita e atëhershme për korrupsion, por që në opozitën e PD-së thuhet se ka përfituar edhe disa tendera kompani të interesit të tij, është një nga emisarët e Soros-it  në PD. Ndoshta këto qëndrime të Genc Rulit me atributet e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit, janë udhëzime që ndoshta ka marrë nga  njerëzit e Soros, për të dobësuar dhe përçarë PD-në.

Vetëm kryetari i PD-së dhe Kryesia e kanë tagrin për kandidaturën time

Reagimi i ish- ministrit Tritan Shehu

Në përgjigje të disa pyetjeve që po më vinë në lidhje me hamendësi mediatike për një mendim negativ ndaj meje të një «komisioni», po rendis disa rreshta. Së pari , realisht nuk dua të komentoj mendimet që mund të kenë për mua individë të ndryshëm, qoftë dhe pjesë e ndonjë «komisioni», kjo do të më dukej e tepërt, jo e nevojshme dhe vlerësuese.

1-Vendimin për të kandiduar për deputet mbas votimit të antarësisë së PD-së e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, Kryetari, Kryesia e Këshilli Kombëtar,  askush tjetër.

2-Ndërsa vlerësimi i vërtetë për mua ishte ai votim, që bëri së fundmi antarësia e PD -së Gjirokastrës, e cila ashtu siç më ka mbështetur  në këto vite, më mbështeti përsëri me votën e saj të qartë. Ky vlerësim është thelbësor jo vetëm për mua, por dhe për PD-në, veçanërisht kur vjen nga ata njerëz të tillë të mençur, që ashtu siç dinë të të «hapin derën», dine  edhe të ta «mbyllin atë», siç edhe ka ndodhur.”