Pas lindjes së vajzës, Olta Boka bën ndryshimin drastik në pamje

327
Sigal

Olta Boka u bë nënë për herë të parë e një vajze që e pagëzoi me emrin e veçantë Gaia. Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh poston foto me vogëlushen e saj, por duke u kujdesur të mos shfaqë portretin e saj. Gjatë kësaj kohe Olta i është përkushtuar me kohë të plotë vajzës së saj, megjithatë ajo nuk ka lënë pas dore as veten, e cila ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik në pamje.

Olta ka hequr dorë nga flokët bjonde, duke zgjedhur në nuancë të errët. “Pas 3 muajsh ishte koha për një ndryshim”, ka shkruar Olta përkrah një videoje ku tregon “look”-un e ri. Ndërkohë, Olta ka paralajmëruar dhe rikthimin në muzikë.

Ajo ka bërë me dije se do të sjellë një version tjetër të këngës pjesëmarrëse në Eurovision “Zemrën e lamë peng”. Ndonëse kanë kaluar shumë vite që nga pjesëmarrja e saj në vitin 2008 në Eurovision, duket se kjo mbetet një ndër këngët më të dashura për artisten.

Video Player