Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton udhëzimin për procedurat e dorëzimit të kamerës në mjedisin e brendshëm të Qendrës së Votimit

76
Sigal

Sot, Komisioneri Shtëtror i Zgjedhjeve vendosi të rihapë hetimin administrativ për shqyrtimin e denoncimit ndaj kryetarit të Bashkisë Vorë për mos zbatimin e vendimit nr. 140 të KSHZ-së. Komisioneri vendosi t’i kërkohet informacion Agjensisë Kombetare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) brenda datës 14.04.2021, ora 10:00 lidhur me pretendimet në shkesën e Bashkisë Vorë, të administruar sot nga KQZ.

Në mbledhjen e sotme, Komisioneri vendosi plotësimin e vakancës në këshillin e Bashkisë së Lezhës më kandidaten nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Donike Ndreu dhe plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Kamëz me kandidatin nga lista shumemërorë e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Viola Murati.

Gjithashtu, miratoi udhëzimin për procedurat e dorëzimit të kamerës për video rregjistrim në mjedisin e brendshëm të Qendrës së Votimit dhe një shtesë në vendimin nr. 115 datë 08.03.2021 “Për miratimin e gazetarëve të BIRN, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

U miratuan vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të shoqatës “Intelektualët e Rinj”, të “Shoqatës për Kulturë Demokratike”, vëzhguesit dhe përkthyesit të Ambasadës së Republikës Sllovake, të Ambasadës së Republikës Çeke, të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Ambasadës Austriake, të Ambasadës Greke, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”;

Shqyrtimi i raportit të Autoritetit të Medias Audiovizive për pasqyrimin e fushatës zgjedhore nga OSHMA-të për periudhën 26.03.2021-03.04.2021, u shty për në mbledhjen e radhës.