KQZ mblidhet për Kavajën, kërkohet datë e re

511
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur pasditen e së premtes për t’i dhënë zgjidhje çështjes së datës së zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Kavajës.
Pas dështimit të zgjedhjeve atje më 7 maj, për shkak të tërheqjes së kandidatëve në garë, KQZ kishte njoftuar se do merrte një vendim së shpejti. 
Mbledhja e sotme shërben për të vendosur dhe informuar presidentin për dështimin e procesit, mosmbajtjen e zgjedhjeve dhe nevojën për caktimin e një date të re zgjedhjesh. 
Ajo pritet të jetë më 25 qershor, ashtu siç u vendos në marrëveshjen politike mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.
“KQZ vendosi të konstatojë përfundimin pa votim dhe rezultat të zgjedhjeve në Kavajë më 7 maj 2017. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe kundër këtij akti mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda 8 ditëve nga shpallja. Me 6 vota pro dhe 1 kundër mbledhja e sotme mbaron dhe menjëherë t’i dërgohet akti presidentit për përgatitjen e shkresës për zgjedhjet”, deklaroi kryetari Denar Biba.
Sigal