Policia e Tiranës aksion te Liqeni i Thatë, shoqërohen disa trafikantë droge

59
Sigal

Policia e Tiranës po zhvillon një aksion në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë. Aksioni po kryhet për goditjen e një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Deri më tani, uniformat blu kanë shoqëruar disa persona, ndërsa vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë.

Grupin e goditur policia e cilëson si të rrezikshëm, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me personat e shoqëruar dhe cfarë është sekuestruar.