U plagos me thikë, humb jetën 60-vjeçari në Gjirokastër

185
Sigal

Ka humbur jetën  60-vjeçari, i cili u plagos me thikë më herët pas një sherri në qytetin e Gjirokastrës.

60-vjeçari me inicialet I.R. kishte marrë plagë në bark dhe pësoi vdekje klinike, ndërsa pak çaste më vonë ai ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, shtetasin Afrim Nazifi, 57 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, ku shtetasi Afrim Nazifi 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë 60 vjeçarin, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku edhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.