Kolumbia përgënjeshtron Ramën: Informuam për anijen me kokainë

541
Armata Nacionale Kolumbiane njoftoi se ishte ajo që sinjalizoi autoritetet shqiptare për ngarkesën me 613 kg kokainë, që u bllokua jashtë portit të Durrësit. Sipas njoftimit, Armata Nacionale Kolumbiane thekson se anija me kontejnerin me banane, ku ishte fshehur edhe kokaina, është larguar nga Kolumbia në mes të muajit janar, ndërsa ka kaluar në disa porte në Europë para se të arrinte në destinacionin final që ka qenë Durrësi në Shqipëri. “Në një operacion të koordinuar, që përfshinte Armatën Nacionale Kolumbiane, Agjencitë Ndërkombëtare dhe Policinë Shqiptare u sekuestruan në Portin e Durrësit në Shqipëri 613 kg kokainë. Droga e konfiskuar ishte e fshehur në dyshemenë e një kontejneri me fund të dyfishtë, të ngarkuar me banane, e cila u largua nga Kolumbia në mes të janarit. Anija do të vizitonte disa porte në Evropë para se të arrinte në Portin e Shqiptar të Durrësit”, thuhet në deklaratën e Armatës Nacionale Kolumbiane.


Sigal