Pothuajse të gjitha kompanitë celulare kanë rritur gjatë muajve të fundit tarifat e shërbimeve për abonentët, në kundërshtim me rregulloren e tregut për telefoninë celulare.
Klodian Tomorri ka reaguar së fundmi në Facebook, duke thënë se kur bien të drejtat e njeriut, ligji dhe institucionet përdoren jo për të mbrojtur qytetarët, por për t’i grabitur ata.
Postimi i plotë
Jeta e qytetarëve shqiptarë u bë më e mirë këtë javë. Shumë shpejt, çdo shqiptar nga 0 deri në 100 vjeç mund të përgjohet nga një polic i thjeshtë, pa urdhër gjykate, pa autorizim prokurori. Kjo është shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut.
Dhe shpesh regjimet që shkelin të drejtat themelore, janë njëkohësisht edhe regjime kleptokratike, ku kasta sunduese grabit çdo ditë qytetarët e vet.
Ironikisht ditën që doli projektligji i përgjimeve, kompanitë celulare, të pakten 2 prej tyre, Vodafone dhe Albtelekom kanë rritur tarifat në mënyrë të sinkronizuar. AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës dredhin zinxhirët.
Në një shtet normal, këtë nuk do të guxonte ta bënte asnjë kompani. Por kur bien të drejtat e njeriut, ligji dhe institucionet përdoren jo për të mbrojtur qytetarët, por për t’i grabitur ata.
Tani shqiptarëve u kanë mbetur të flasin në telefon. Të paguajnë më shtrenjtë dhe të përgjohen nga një polic militant.