KLGJ pranon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarëve: Cënuan imazhin e drejtësisë duke ulur besimin e publikut

260
Sigal

ILD kërkon masë disiplinore ndaj dy gjyqtarëve të Apelit të Vlorës

Këshilli i Lartë Gjyqësor dëgjoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani për ulje rroge me 40% ndaj gjyqtarëve të Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka. Aliaj dhe Troka kundërshtuan masën.  Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi të hënën kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masë disiplinore me ulje 40 për qind të pagës për 1 vit për gjyqtarët e Apelit të Vlorës Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka.Të dy procedohen për marrjen e një vendimi, për rishikim mase sigurie, që sipas ILD-së është marrë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale.ILD akuzon Aliajn, i pezulluar nga detyra për shkak të vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Trokën për sjellje të papërshtatshme që “ka cënuar imazhin e drejtësisë dhe ka ulur besimin e publikut tek drejtësia”..Nga relatimi u kuptua se vendimi i rishikimit të masës së sigurisë ishte marrë në shkelje të ligjit në Gjykatën e Faktit, pasi nuk ishte shqyrtuar nga trupa që po gjykonte çështjen në themel, por nga një gjyqtarë i gatshëm në gusht 2016. Aliaj, i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor 2020 pasi u gjet me pasuri të pajustifikuara, pretendoi në fillim të seancës së KLGJ kishte dërguar informacion të rremë në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore dhe praninë e tij në gjykatë në fillim të qershorit. “Për shkak të atij informacioni unë u shkarkova. Pas konsultimeve me dyer të mbyllura KLGJ njoftoi shtyrje të seancës për në datën 25 tetor.

KLGJ pranon kërkesën e ild për shkarkimin nga detyra të Magjistratit R.H., Fier

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore shkarkim nga detyra për gjyqtarin për magjistratin R.H., me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Kryetarja znj. Naureda Llagami njoftoi vendimin, sipas të cilit KLGJ në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të magjistratit. Në paraqitjen e rezultatit të hetimit disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani tha se veprimet e R.H. kanë diskretituar rëndë figurën e gjyqtarit, imazhin e tij në publik, si dhe kanë ulur besimin e publikut tek figura e gjyqtarit e tek gjyqësori. Kjo pasi magjistrati ka kërkuar e pranuar ryshfet në favor të tij dhe e ka përfituar atë për shkak të detyrës së tij, si gjyqtar dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar favor seksual nga një palë ndërgjyqëse, ç’ka çoi në procedim dhe dënim penal ndaj magjistratit nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda.