Bushati: Ja pikëpytjet e dëshmisë së Babales së Vlorës

Analisti i emisionit “Të Paekspozuarit”, Andi Bushati hodhi dyshime mbi rolin e Dëshmitarit X, i identifikuar si Albert Veliu, në video-përgjimin me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm.

Bushati: Publiku është futur në kurth mes dy të vërtetave, nga një anë PD dhe nga një anë PS. Nuk ka asnjë dyshim që ky është një skenar i mirëpërgatitur nga Partia Demokratike, pra është një gjë e mirëmenduar. Ka disa pika të errta te ajo dëshmi që më bën të jem dyshues. Fakti që duket qartë që dëshmia është dhënë në PD dhe thotë përgjimi nuk është i imi, por dyshimet janë që përgjimi është i këtij. Dëshmia e tij hedh dyshime që mund të kemi një përgatitje politike si aksion. Ka disa pikpyetje që më shumë ai portretizohet si një dëshmitar politik sesa një dëshmitar që kërkon drejtësi.

NOA