Protesta e opozitës, Vasili: Horrat civile me kapuçe në kokë guxojnë të dhunojnë e arrestojnë protestuesit, prokuroria të fillojë hetimet!

15
Sigal

Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës e cila u zhvillua pasditen e sotme pranë Kryeministrisë. Vasili përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka reaguar në lidhje me dhunën e regjistruar ndaj protestuesve.

Vasili shkruan se horrat civile me kapuçe në kokë dhe të pa identifikuar të Taulant Ballës guxojnë të dhunojnë e arrestojnë protestuesit ndërsa kërkon reagim nga prokuroria.

“Horrat civile me kapuçe në kokë dhe të pa identifikuar të Taulant Ballës guxojnë të dhunojnë e arrestojnë protestuesit. Prokurori të hëngert mortja fillo hetimin se u betë legena duke mbyllur sytë përpara gangsterëve të policisë ilegale. Plasni sytë shikoni fotot ja ku i keni, o ju të Prokurorisë maskarenjtë me kapuçe në kokë,” shkruan Vasili.