KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

240
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 07.05.2021, në orën 11:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS 

Mbledhje Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 07.05.2021

1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë {…}, {…}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}, {…}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 182, datë 28.05.2020, për kandidatin z. Florjan Kalaja”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 184, datë 28.05.2020, për kandidaten znj. Igerta Hysi”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për lehtësim të ngarkesës së gjyqtares së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, z. Gentian Medja”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatës e Apelit {…}”.

7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ndërprerjen e transferimit të përkohshëm dhe komandimin në skemën e delegimit të gjyqtarit Gentian Marku”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e përkohshëm me pëlqim të gjyqtarit/es z./znj.____________”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

9. Shqyrtimi i projektvendimit për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet  mënyrë  përhershme, të përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.