Ky është vendi ku më shumë njerëz vdesin nga mbidoza se sa prej COVID-19

183
Sigal

Në San Francisko të SHBA-ve më shumë kanë vdekur persona nga përdorimi i drogës, se sa nga pandemia globale COVID-19.

Sipas mediave të huaja, në vitin 2020, në San Francisko, kanë ndërruar jetë nga mbidoza plot 713 qytetarë, ndërsa po atë vit, nga COVID-19 kanë ndërruar jetë 257.

Në studimin e ekspertëve, vihet re, se të paktën në San Francisko ndërrojnë jetë nga droga, dy persona në ditë, e shkaqet që dërgojnë në përdorimin e tepërt të drogave janë trishtimi.

Ndër drogat më të përdorura janë fentanili, e konsideruar shumë më e dëmshme se sa heroina. Kjo drogë, është dhe shkaktari i shumë vdekjeve në këtë qytet amerikan.

“Situata e drogës nuk po përmirësohet në qytet, përkundrazi, po përkeqësohet çdo ditë”, është shprehur Matt Haney, anëtar i bordit mbikëqyrës së qytetit, në lidhje me përdorimin e drogave. Më tej ai ka shtuar se në çdo cep të qytetit, i ofrohet për shitje drogë.

“Nuk di ta përshkruaj, kudo që shkoj më ofrohet drogë. Kjo gjendje është e vështirë të përmirësohet”, përfundoi Haney.