Klevis Balliu: Ilir Meta ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë

215
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Shkarkimi i Presidentit nga qeveria, dekorata më e madhe për Ilir Metën.

Kur Kreun e Shtetit e shkarkon një qeveri që vjedh zgjedhjet, atëherë do të thotë se Ilir Meta ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të demokracisë.

Kur Presidentin e shkarkon një qeveri e lidhur me krimin, atëherë do të thotë se Ilir Meta ka luftuar krimin.

Kur Presidentin e shkarkojnë hajdutët e inceneratorëve, do të thotë se Ilir Meta ka qenë kundër vjedhjes.

Kur Kreun e Shtetit e shkarkon një Parlament i shkarkuar, do të thotë se Ilir Meta do vijojë të rrijë në Presidencë.

Kur Presidentin e shkarkon qeveria e Beogradit, atëherë do të thotë se Ilir Meta ka mbrojtur interesat kombëtare të Shqipërisë.