Indikatorët e Korrupsionit të qeverisjes së “Rilindjes” më të lartat në botë.
Sipas institucioneve më prestigjoze ndërkombëtare të gjithë indikatorët tregojnë për një nivel shumë të lartë të korrupsionit të qeverisjes së “Rilindjes.”
Indekse dhe raporte të organizmave dhe institucioneve më prestigjioze të botës tregojnë të vërtetën e hidhur të një qeverie korruptive e cila është përkeqësuar vit pas viti në paligjshmërinë e saj.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2019 – Shqipëria zë vendin 106 nga 180 – rezultat 35/100 pikë.

– Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes.
– Zyrtarët në Shqipëri merren me praktika korruptive me pandëshkueshmëri.
– Ndjekja penale e krimeve të nivelit më të lartë mbetet e rrallë për shkak të frikës së hetuesve nga ndëshkimi.
– Mosndëshkimi mbetet një problem serioz. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe personat me interes të fuqishëm biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale.
– Korrupsioni në polici mbetet problem.




Raste të korrupsionit në Shqipëri pasqyrohen tek Treguesit e Qeverisjes në të Gjithë Botën e Bankës Botërore. Në të gjashtë dimensionet e qeverisjes, renditja e Shqipërisë është e ulët. Ato që dallohen më shumë janë këto:
– Kontrolli i korrupsionit: Shqipëria është e 136-ta nga 209 vende
– Sundimi i ligjit: Shqipëria është 127-ta nga 209 vende
– Efektiviteti i qeverisë: Shqipëria është 138 nga 209 vende.

Me indikatorë të tillë të rritjes së korrupsionit në vend, kjo qeveri nuk mundet të luftojë korrupsionin, pra të luftojë veten apo bashkëpunëtorët e saj ndër këto vitet e fundit.
Kërkohet një politikë e re për këtë realitet të ri, një qeverisje e cila është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.
Ndaj më 
prill të gjithë së bashku të sjellim ndryshimin e madh dhe të kemi një qeveri nga populli, e popullit dhe për popullin.


Klevi Elezi
Shkenca Politike
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës