Klevi Elezi: 25 prilli do jetë pranvera e rinisë shqiptare

283
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së LSI Durrës, Klevi Elezi është shrephur se në 8 vitet keq-qeverisje të “Rilindjes” rinia është shtypur e braktisur deri në vrasje të shpresës.

““Rilindja” degradoi arsimin, shkaktoi largimin e rinisë, nuk hapi asnjë vend pune, nuk krijoi kushte për sipërmarrjen rinore, e nuk ofroi asnjë mundësi për ndërtimin e së ardhmes në këtë vend.
Rinia shqiptare është rinia më e varfër në Europë.”, – shprehet Elezi në shkrimin e tij.

Postimi i tij i plotë:

25 prilli do jetë pranvera e rinisë shqiptare.
Në 8 vite keq-qeverisje të “Rilindjes” rinia është shtypur e braktisur deri në vrasje të shpresës.
Zëri i rinisë nuk është dëgjuar nga asnjë institucion qendror apo vendor.
Rinia nuk është përfaqësuar në asnjë institucion dhe është përjashtuar nga çdo vendimmarrje.
“Rilindja” degradoi arsimin, shkaktoi largimin e rinisë, nuk hapi asnjë vend pune, nuk krijoi kushte për sipërmarrjen rinore, e nuk ofroi asnjë mundësi për ndërtimin e së ardhmes në këtë vend.
Rinia shqiptare është rinia më e varfër në Europë.
Ndaj 25 prilli do jetë pranvera shqiptare.
Do jetë dita kur rinia do i japë shkelmin “Rilindjes,” autores së vrasjes së shpresës së tyre.
Rinia është armikja më e madhe e diktaturave. Ndaj do jetë rinia e para që do e rrëzojë regjimin anti europian, shpopullues dhe anti-rinor të “Rilindjes.”
25 prilli do jetë fitore e rinisë shqiptare.
Klevi Elezi
Shkenca Politike
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI