Damian Gjiknuri : Mbledhja e Sekretariatit të PS, riorganizim dhe energji në çdo strukturë të forcës sonë politike për të përballuar sfidat

114
Sigal

Pas votëbesimit nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare në punimet e Kongresit është zhvilluar sot dhe mbledhja e parë e Sekretariatit të ristrukturuar të Partisë Socialiste.

Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri dhe kishte në fokus procesin zgjedhor brenda partisë.

“Diskutuam mbi procesin zgjedhor që do të zhvillohet në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste i cili do konkludojë me zgjedhjen e 61 kryetarëve të Partisë në të gjithë vendin me qëllim riorganizimin dhe energjizimin e çdo strukture të forcës sonë politike”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, “PS gjithmonë ka reflektuar eksperiencën e duhur për të përballuar me sukses sfidat që sjell koha”.