Fishat e diabetit fusin në gjendje “kome” shëndetësinë shqiptare

318
Sigal

‘Shëndetësia falas’ është një nga sloganet më të përdorur, ndërkohë që janë 98 mijë të sëmurë më diabet, mes tyre 12 mijë fëmijë, që paguajnë 1000 lekë në ditë për fisha diabeti dhe oligarkët përlajnë afro 200 milionë euro tenderë në vit. Ja lidhjet klienteliste që hoqën fishat nga listat e rimbursimit, me propozim të Ilir Beqaj për t’ua dhënë “shushunjave” të PPP, të ‘Check-up’, Laboratorëve dhe Hemodializës

 

Mashtrimi me fishat e diabetit; 98 mijë të sëmurë i blejnë me 1000 lekë në ditë

Ja lidhjet klienteliste që hoqën nga listat e rimbursimit, domosdoshmërinë për qytetarët me diabet

 

Ato ishin në listën rimbursimit deri në muajin dhjetor 2014, por me propozim të ish-ministrit simbol korrupsioni Ilir Beqaj, kryeministri i “shëndetësisë falas” i hoqi, me qëllim që vlerën e tyre 80 mijë Euro në ditë, t’ia jepte Vilma Nushit për koncesionin “Check-up”, Janis Karathanos për laboratorët, kamarieres së firmës “Evita” për Hemodializën dhe emigrantit suvaxhi të firmës “Sani-service” për pajisjet kirurgjikale 

 

Në emisionin “Opinion” të datës 7 prill, një pensioniste e sëmurë me diabet, i faktoi publikisht kryeministrit Rama me faturë farmacie në dorë, mashtrimin e qeverisë për rimbursimin e disa medikamenteve të shtrenjta dhe fishave të diabetit. Kryeministri Rama, që siç duket nuk e priste përballjen me të vërtetën, pa u skuqur e pa u zverdhur, deklaroi se fishat e diabetit rimbursohen 100% për fëmijët, studentët e deri te të moshuarit që kanë këtë sëmundje.

Por e vërteta e blerjes së fishave të diabetit, me 100% të vlerës së tregut e pa as 1 qindarkë rimbursim nga shteti, konfirmohet nga shumë të sëmurë, nga mjekët e familjes dhe farmacistët, që tregtojnë barnat e materialet mjekësore të listës së rimbursimit.

Madje, mashtrimin e kryeministrit Rama e nxori dhe ministresha e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu në kongresin e PS, kur në fjalën e saj para delegatëve në shesh, tha: – Do mundohemi, që në listën e rimbursimeve mjekësore të fusim dhe fishat e diabetit”.

Pra, kryeministri deklaroi se të sëmurët me diabet i marrin fishat falas, ndërsa dy ditë më pas, ministresha e tij pranoi se këta të sëmurë kronikë, i blejnë me lekët e tyre, mbasi qeveria ende nuk e ka pasur mundësinë e rimbursimit financiar.

Sipas Pamfleti, fishat e diabetit kanë qenë në listën rimbursimit deri në muajin dhjetor 2014, por me propozim të ish-ministrit simbol korrupsioni Ilir Beqaj, kryeministri i “shëndetësisë falas” i hoqi, me qëllim që vlerën e tyre t’ia jepte si koncesion Vilma Nushit për Checkup-in, Janis Karathanos për laboratorët, kamarieres së firmës “Evita” për Hemodializën dhe emigrantit suvaxhi të firmës “Sani-service” për pajisjet kirurgjikale.

Sipas përllogaritjes minimalisht 2 fisha në ditë, me vlerë 500 lekë të vjetra copa, rezulton se një të sëmuri me diabet i duhen 30 mijë lekë në muaj vetëm për blerjen e tyre; që është sa 30% e vlerës së pensionit të invaliditetit, ose sa 25% e pensionit minimal të pleqërisë.

Kujtojmë, se në datën 25 qershor 2019, ministresha e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri një shou në media, duke ndarë disa fisha diabeti falas për fëmijët e studentët.

Por e bëri sa për kronikë mediatike, ndërkohë që janë 98 mijë të sëmurë më diabet, mes tyre 12 mijë fëmijë, të cilët paguajnë 1000  lekë të vjetra në ditë për fisha diabeti, ndërkohë që oligarkët përlajnë afro 200 milionë Euro tenderë në vit.

 ‘Qeveria po tallet me invalidët me paketën e rezistencës’

Nga paketa e rezistencës sociale, duket se nuk do të përfitojnë mijëra pensionistë, pasi qeveria ka vendosur kritere penalizuese. I intervistuar Dod Zymaj nga Laçi, me statusin invalid i plotë thotë se ende nuk e ka marrë shumën prej 3 mijë lekwsh, me argumentin së ka pensionin 187 mijë lekë,- thotë gazetari Martin Marku.

“Paketa e Rezistencës”, e prezantuar nga Kryeministri Rama, e cila parashikon dhënien e parave për shtresat në nevojë që preken nga shtrenjtimi i çmimeve në tregje duket se nuk është terhequr nga të gjithë.

Dod Zymaj nga Laçi, me statusin invalid i plotë thotë se ende nuk e ka marrë shumën prej 3 mijë lekwsh, me argumentin se e ka pensionin 187 mijë lekë.

Zymaj thotë se në zyrat shtetërore kanë një sjellje aspak njerëzore ndaj tij, teksa nuk ka asnjë shpresw se do t’i përfitojë, duke qenë se ka selektime.

Bashkëshortja e tij, Kristina Zymaj, akuzon qeverinë pasi sipas saj ky diferencim është i padrejtë ,pasi në këtë krizë që jemi të gjithë kanë nevojë për sado pak lekë.

Kryeministri Rama theksoi se ata që do të përfitojnë nga kjo paketë janë pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të gjitha familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike.