Endrit Braimllari: Rilindja ju vrau shpresën. Detyra jonë është që në 25 prill ta godasim rëndë këtë fatkeqësi kombëtare që po mban peng vendin.

257
Sigal

Ditën e sotme, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka vijuar takimet në qarkun e Korçës, nga ku tha  se më 25 prill qytetarët do godasin këtë fatkeqësi kombëtare që po mban peng vendin.

“Në çdo shtëpi, përballemi me shqetësimet e qytetarëve, ku më kryesoret janë mungesa e vëndeve të punës dhe varferia me të cilën po përballet e gjithë zona e Korçës. Të rinjtë janë larguar sepse nuk ka mundësi punësimi, sepse pagat janë të ulta dhe nuk përballohet kostoja e jetës.”,- shprehet Braimllari pas takimit në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë: 

Në çdo shtëpi, përballemi me shqetësimet e qytetarëve, ku më kryesoret janë mungesa e vëndeve të punës dhe varferia me të cilën po përballet e gjithë zona e Korçës. Të rinjtë janë larguar sepse nuk ka mundësi punësimi, sepse pagat janë të ulta dhe nuk përballohet kostoja e jetës.

Rilindja ju vrau shpresën!!

Detyra jonë kombëtare, është që në 25 Prill të marrim pjesë masivisht në votime, për të goditur rëndë këtë fatkeqësi kombëtare që po mban peng vëndin.

LSI, angazhohet për të krijuar mundësi punësimi me vënde pune të mirëpaguara për të përballuar koston e jetesës dhe për të kthyer shpresën në vënd.

Për t’a bërë Korçën dhe Shqiperinë shtëpinë Tonë