Kuvendi i 11 Dhjetorit do të zhvillohet në “Air Albania”

410
Sigal

Ish-Sekretari i Përgjithshëm  i PD-së Arben Ristani deklaroi se Kuvendi i 11 Dhjetorit i PD i thirrur nga ish-Kryeministri  Berisha për shkak të numrit të madh të  delegatëve, rreth 7500, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, pasi Pallati i Kongreseve ka kapacitet 2500 vende, çka vë në dyshim legjitimitetin e   Kuvendit të fundit të Bashës.  Organet e reja që do zgjidhen në 12 dhjetor do të vendosen në zyrat e selisë së PD-së.

Kuvendi i 11 Dhjetorit i Partisë Demokratike i thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha mund të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Lajmi i mësuar nuk është mohuar nga ish-Sekretari i PD, Arben Ristani. Gjatë një interviste ai ka pohuar se është një prej alternativave kryesore.

Duke qenë se Lulzim Basha ka deklaruar se nuk e njeh këtë Kuvend dhe ka thirrur një tjetër më 18 Dhjetor, mendohet se demokratët po shkojnë drejt një partie me dy koka. Por për Ristanin kjo nuk qëndron. Ai shprehet se i vetmi Kuvend legjitim është ai i 11 Dhjetorit, vendimet e të cilit kanë fuqi të plotë.

Ish-Sekretari i demokratëve, që ka qenë një nga kritikët e kahershëm të kryetarit aktual të PD ka theksuar se Basha duhet të sqarojë sa më parë para drejtësisë rolin e tij në skandalin e “Toyota Yaris”.