Nën / Kryetari i LSI, Petrit Vasili: Në 6 mars qytetarët e Durrësit, votojnë për Ardian Mukën

230
Sigal

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, i është bashkuar mitingut të përmbylljes së fushatës së kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka, i cili garon për Kryebashkiak të Durrësit.

Vasili shkruan në rrjet se me 6 mars në Durrës merr fund arroganca dhe diskriminimi.

“Mijërat e qytetarëve durrsakë e kanë marrë vendimin për një ndryshim rrënjësor. Ardian Muka si kryetar i bashkisë do të jetë shembulli qytetarit të respektuar dhe shërbëtorit të palodhur për qytetarët”, shkruan Vasili.