Makina përplas këmbësorin në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)

180
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se një automjet ka goditur një këmbesor i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

I dëmtuar mbeti shtetasi Anton Haxhia, ndërsa policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti.