Berisha: Kandidatja e Ramës në Durrës jo kandidate e denjë, ja përse

190
Sigal

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, ku prezantoi edhe kandidatin e Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë Durrës, Ardian Muka.

Berisha theksoi se zonja Sako, kandidatja e Ramës për Bashkinë e Durrësit, nuk është kandidate e denjë për të qenë në krye të qytetit, sepse është përfshirë në afera korruptive.

“PD anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Rama thoshte “nata” dhe protestonte me fotografitë e Enver Hoxhës. Dua të them këtu se zonja Sako nuk ka asnjë të drejtë të konkurrojë për të qenë kryetare e Bashkisë së Durrësit. Për njerëzit ka një kushtetutë morale. Firma e zonjës Sako si kryeinspektore është në dhjetëra dokumente, ku shkruhet se tërmeti i shtatorit nuk solli ndryshime serioze strukturore.

Këta ndërtesa morën jetë njerëzish të pafajshëm, ndërtesa që nëse do rregulloheshin, ata qytetarë do ishin sot midis nesh. Sako nuk ka treguar as drejtësi dhe ndjeshmërinë e një zonje, ndaj qytetarëve të prekur nga tërmeti, që patën fatin e keq, që ndaheshin si disa të PS e të tjerët veçmas, si luftë klasore, u tregua fanatike. Sako është përfshirë edhe në aferën e inceneratorëve”, deklaroi Berisha.