Berisha denoncon: Si u mashtruan nxënësit me shkollën e re në Korçë

596
Ish kryeministri Sali Berisha duke iu referuar qytetarit dixhital denoncon mashtrimin që po iu bëhet nxënësve dhe prindërve të një shkolle në Korçe. Sipas nxënësit, në shkollën ‘Dhimitraq Gjata’ në Rrëmbec u bë shkolla e re, por nuk ka pajisjet për zhvillimin e mësimit dhe ata do shkojnë në një fshat tjetër.
Statusi i Berishes:
Shikoni si tallet Peleshi i Korçes me nxenesit e shkollave te ketij rrethi!
Nxenesi dixhital denoncon mashtrimin me shkollen e re. sb
“Pershendetje doktor Berisha!Jam nxenes ne shkollen Dhimitraq Gjata- Rrembec te Korces.Edhe pse shkolla u be e re per kete vit shkollor ne nuk kemi banka,tabela e materiale te tjera qe te zhvillohet mesim, dhe na thane vetem diten e pare do jemi ne shkollen e re dhe pasaj do veme ne fshatin Plase per te zhvilluar mesimin. Shkolle e re pa banka eshte turp..Shperndaje kete ta dine se cfare arsimi eshte dhe si ka katandisur. Anonim ju lutem!”
Sigal