Shembjet në bregdet, kreu i IMT-së Shkodër: Po shkatërrojnë turizmin

266
Sigal

Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Shkodër deklaron se IKMT nuk ka bërë asnjë komunikim zyrtar me Bashkinë Shkodër për ndërhyrjen në Velipojë. Ibro shprehet se kjo ndërhyrje ka dëmtuar rëndë turizmin për të dytin vit radhazi dhe duhej të ishte shtyrë për në shtator.

Kryeinspektori i IMT në Bashkinë Shkodër, Gentian Ibro deklaron se duhej të ishte pritur deri në fund të sezonit.

Ai tregon se ky është viti i dytë radhazi, ku krahas pandemisë, turizmi në Velipojë po goditet dhe nga instancat shtetërore.
Sipas Ibros kjo vë në dukje që IKMT nuk ka bashkëpunuar me IMT Shkodër.