Klajda Gjosha: Akti i shkarkimit të Presidentit shënon sot një nga goditjet më të rënda për demokracinë

202
Sigal

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e cilëson vendimin e Kuvendit për të shkarkuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, si një nga goditjet më të rënda për demokracinë!

Përtej shëmtirës parlamentare të ditës së sotme, ajo c’ka të dhëmb më shumë është katandisja e vendit tonë në një monizëm të shartuar me padije dhe njerëz të mbushur me delir dhe vetë kënaqësi!

Akti i shkarkimit të Presidentit shënon sot një nga goditjet më të rënda për demokracinë! Pavarësisht betejës ligjore e cila vazhdon, beteja më e madhe është ajo e shkuljes së një regjimi nga rrënjët!”, shprehet Gjosha.