Kim Mehmeti: Piktori po orvatet të mbrojë shëmtinë e tij

244
Sigal

 

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, komentoi mbrëmë nismën qeveritare për të burgosur personat që postojnë meme online. Edi Rama po e mbron veten përmes ligjeve, që të mos shohë në pasqyrë të vërtetën. Kim Mehmeti:  “Orvatja e Piktorit për të kufizuar lirinë e të shprehurit ka për qëllim që ta mbrojë atë nga shëmtia e vet. Por forca e njeriut matet se sa mund të përballet ai me të vërtetën. Rama mbrohet duke kontrolluar medien. Por edhe rrena ka një afat të caktuar përdorimi. Përpjekja për të mbrojtur veten nga pasqyra, tregon se gjithsecili është i vetëdijshëm për shëmtinë apo bukurinë e vet. Ai e zhbëri Shqipërinë si vend. Në fund ajo që shihet prej tij është ajo që shihet nga memet e shumta ku ai del siç është, një burrështetas i paaftë dhe qesharak. Unë nuk kam mundur që t’i hedh në gjyq kur kanë shpifur ndaj meje. Qëllimi është që portalet të mbrojnë vetë profesionin e vet dhe të mbrojnë interesa të ndryshme, interesa partiake apo të të fortëve. Kjo nuk bëhet me ligj. Edhe Enveri nuk e bëri dot këtë gjë. Nëse Rama do sjellë ligj kundër memeve, do të ketë më shumë karikatura ndaj tij.”