Shorti në Presidencë, ja anëtarët e rinj të KED-së

269
Sigal

 

 Dje përfundoi shorti në institucionin e Presidentit i Republikës për zgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Po ashtu janë përzgjedhur edhe zëvendësuesit e tyre. Nga Gjykata Kushtetuese u përzgjodhën Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa nga Gjykata e Lartë, Ervin Pupe. KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021, pasi KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar, që ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Lista e kandidatëve është marrë nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykatat e Apelit, Prokuroritë e Apeleve dhe Gjykatat Administrative. Gjyqtarja Vitore Tushe nga lista e kandidatëve nga Gjykata Kushtetuese, mbeti e pa zgjedhur nga shorti i hedhur.

 

Kandidatët e përzgjedhur

 

NGA GJYKATA KUSHTETUESE

 

Marsida Xhaferllari zgjidhet anëtare e parë e KED

 

Elsa Toska zgjidhet anëtarja e dytë e KED

 

Fjona Papajorgji, anëtare zëvendësuese në KED

 

NGA GJYKATA E LARTË

 

Ervin Pupe zgjidhet anëtar i KED

 

Ilir Panda zgjidhet anëtar zëvendësues i KED

 

NGA PROKURORIA E PËRGJITHSHME

 

Adnand  Xholi zgjidhet anëtar i KED

 

Kujtim Luli zgjidhet anëtar zëvendësues i KED

 

NGA GJYKATAT E APELIT

 

Astrit Kalja përzgjidhet si anëtar i KED

 

Elona Toro përzgjidhet si anëtare e KED

 

Zegjine Sollaku zgjidhet anëtare zëvendësuese në KED

 

PROKURORITË E GJYKATAVE TË APELIT

 

Gjon Fusha zgjidhet anëtar në KED

 

Genti Xholi zgjidhet anëtar i KED

 

Kleanth Zeka anëtar zëvendësues i KED

 

GJYKATAT ADMINISTRATIVE

 

Rilinda Selimi zgjidhet anëtare e KED

 

Gentiana Xhelili zgjidhet anëtare zëvendësuese në KED