Këshilltari i CDU-së gjermane Henze: Qeveria brutale e Ramës sulmon lirinë, presim kritika të qarta

264
Sigal

Këshilltari i CDU-së gjermane, Martin Henze në një reagim në Twitter ka komentuar lajmin për gazin lotsjellës dhe dhunën që po ushtrohet ndaj protestuesve, ku me anë të protestës  qytetarët po dënojnë vrasjen nga një efektiv policie të Klodian Rashës. Henze shprehet se :  “Ajo që është e qartë është se qeveria socialiste, e korruptuar Rama u fut në 2017, shfuqizoi shtetin e së drejtës, demokracinë në 2018, mbajti zgjedhje të paligjshme në 2019, sulmoi lirinë e shtypit, nuk ka menaxhim pandemik. Një qeveri brutale, e tmerrshme, Ambasador, ne presim kritika të qarta ndaj organizates Rama.”

Ky reagim i tij vjen si pasojë e një replike me Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

“Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët”,shkruan Soreca.