Këshilli i Mandateve vendos sot për ‘fatin’ e Saimir Tahirit

492
Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet pritet të mblidhet sot në orën 10:00, ku do të vendoset fati i ministrit Saimir Tahiri.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i është drejtuar Këshillit me kërkesën për heqjen e imunitetit të Tahirit, me qëllim arrestimin e tij, pas dyshimeve se mund të jetë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas prokurorisë ka prova që e implikojnë ish – ministrin me grupin e vëllezërve Habilaj, njëri nga këta të fundit i arrestuar në Itali pak ditë më parë.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve një ditë më parë, mbrojtja e ish-ministrit Saimir Tahiri kërkoi kohë deri të hënën për tu mbrojtur para provave të Prokurorisë, por Ruci ka vendosur që mbledhja të zhvillohet sot në orën 10:00.
Sipas opozitës shtyrja e seancës dëmton procesin dhe prishjen e provave.
Sigal