Kërpaçi reagon ndaj Ramës: Rri i qetë, përgjigjen do ta marrësh më 25 prill nga ‘Mona Maradona’ dhe të gjithë të rinjtë e Shqipërisë

277
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar ndaj kryeministrit Rama me anë të një postimi në rrjete sociale, duke e quajtur atë një të krye çmendur, i cili në vend që të flasë për shtimin e testimeve, për masat për të mbrojtur mjekët, për dezinfektimin e shkollave, për të sëmurët në shtëpi merret me opozitën.

“Megjithatë rri i qetë, në 25 prill do të marrësh përgjigjen nga ‘Mona Maradona’ dhe të gjithë të rinjtë e Shqipërisë.” – shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Krye i çmenduri i Shqipërisë në vend që të flasë për shtimin e testimeve, për masat për të mbrojtur mjekët, për dezinfektimin e shkollave, për të sëmurët në shtëpi merret me opozitën.

I mbaruari, duhet të flasë për tenderët sekretë dhe plehrat që kërkon të mbushë Shqipërinë e të mos përdorë sulmet ndaj opozitës për t’i hedhur hi syve shqiptarëve nga PPP-të dhe tenderët korruptivë.

Megjithatë rri i qetë, në 25 prill do të marrësh përgjigjen nga ‘Mona Maradona’ dhe të gjithë të rinjtë e Shqipërisë.