Greva, gratë naftëtare: Duam pagat dhe jo lëmosh!

308
Sigal

Ka hyrë në ditën e nëntëmbëdhjetë greva e urisë e grave që janë pjesë e Rafinerisë së Naftës në Ballsh.

Ndërsa gjendja e tyre shëndetësore rëndohet, gratë shprehen të vendosura t’i shkojnë deri në fund kësaj greve, deri sa të marrin pagat , ndërsa shprehen se nuk kanë nevojë për lëmoshë.

“Jemi gra të lodhura nga hallet dhe puna ndër vite dhe sot jemi në rrugë, duam trembëdhjetë pagat e fituara me drejtësi. Kemi hyrë pa lejen e bashkëshortëve dhe na mbështesin në këtë grevë. Sot është e hënë, mbani një seancë për gratë naftëtarë”,– shprehen gratë njëzëri.