I frikësohej eliminimit me shpërthim, arrestohet në Tepelenë i rrezikshmi nga Tirana

407
Sigal

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në Tepelenë gjatë paradites së sotme duke iu kapur armë dhe drogë me vete.

Të arrestuarit janë Bledi Haka 32 vjeç dhe Rigert Çekani 30 vjeç. Të dy ata janë ndaluar nga policia teksa po qarkullonin me makinë dhe gjatë kontrollit i kanë kapur 10 gramë kokainë, një pistoletë si edhe një thikë.

Haka ka histori me policinë pasi më shumë se gjashtë muaj më parë është arrestuar sërish në Tiranë me një makinë luksoze të cilës i kishte vendosur bllokues valësh pasi i trembej një eliminimi të mundshëm me eksploziv.

Gjatë arrestimit tetorin e shkuar, Hakës iu kap në makinë drogë dhe shumë para.

Arrestimi i Hakës në tetor