Keqmenaxhimi mafioz i Covid-19/ Qytetarët vdesin, qeveria i gradon drejtuesit deputetë. Prof. Kalo: PS është mavijosur nga ethet e korrupsionit

199
Sigal

Mjeku i njohur i spitalit Infektiv Tritan Kalo ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku thotë se Partia Socialiste e pas qershorit të 2013-tës është shndërruar në një parti që mbron interesat e oligarkëve. “ PS e pas Qershorit 2013 është një parti mbrojtëse e interesave të pasunarëve, e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit”, – shkruan Kalo në postimin e tij në rrjetet sociale, që duket se ka nxitur një sërë reagimesh dhe komentesh. Teksa u përgjigjet disave prej tyre, Kalo thotë se kishte një fije shprese se gjërat do të ndryshonin, por tashmë kjo duket të jetë e pamundur. Ai kërkon që qytetarët të kenë mundësi që të reflektojnë me njëri tjetrin, dhe të mos mendojnë dhe të veprojnë si militatë.” “Të mos vijojmë t’u shkojmë prapa e të mos grindemi mes nesh të verbuar nga militantizmi”, thotë Kalo në postimin e tij.

Komentuesi: Me sa di, kodi zgjedhor na lejon që brenda skuadrës të zgjedhim më të mirin dhe duke fituar më i miri, në parlament futen më të mirët që dijnë të merren vesh për të mirën e Shqipërisë. Nuk mund të futen të gjithë në një vorbull.

Kalo: Kur në vorbull futen edhe “ materiale” skarco, prishet më pas edhe “gjella” e gatuar në të…

Komentuesi: Është një mendim i përgjithshëm Profesor, ku më shumë shpreh lirinë e fjalës dhe të mendimit, sesa ndonjë denoncim konkret me prova. Kalo: Unë nuk jam pjesë e tenderave, e policisë gjyqësore, e KLSh-së apo e Prokurorisë që të di konkrerisht mbi baza shkresore hollësira, POR sytë e mëndjes i kam në vend…Nëse ju keni dokumenta të tilla bëjini ato të disponueshme për publikun…