Reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

236
Sigal

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm ku herë pas here do të ketë reshje të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 03°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 05°C.