”Kemi ca drejtora legena”, përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së

591
Sigal

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste që u mblodh me urgjencë nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Mbledhja ka nisur rreth orës 8 e 30-të të mëngjesit të sotëm. Rama u shpreh dje i shqetësuar në mbledhjen e grupit parlamentar për shkak se sipas tij disa drejtorë po i nxijnë faqen qeverisë.

‘’Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”, është shprehur dje Rama.

Në një dalje për mediat në fund të kësaj mbledhje deputetja Elisa Spiropali u shpreh se është marrë vendimi për shkarkimin e disa drejtuesve të PS-së në nivel lokal. Spiropali deklaroi po ashtu se po bëhet një analizë e punës së të gjithë drejtorave në të gjithë vendin, pasi sipas saj ka njëdegradim të marrëdhënieve mes pushtetit lokal dhe qytetarëve.

‘’Ka një degradim të marrëdhënieve mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Do të ketë një analizë të punës së drejtorave në të gjithë vendin”, është shprehur Spiropali pas mbledhjes.

Burime bëjnë me dije se janë shkarkuar 11 drejtues të degëve të PS-së në rrethe, po ende nuk janë bërë publik emrat e tyre.

Këto zhvillime në selinë rozë vijnë dy ditë pas arrestimeve të bujshme të policisë ku në pranga ranë dhe dy ish-deputet socialist, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.