Këlliçi; Trump do të shkarkojë të gjithë prokurorët nën ndikimin e Sorosit

107
Sigal

I ftuar në një emision ishte Drejtuesi Politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka folur për zgjedhjen e Trump si president i SHBA.

Belind Këlliçi: Do të jetë një presidencë e fokusuar tek biznesi, do të jetë një presidencë e fokusuar tek taksat e ulëta, te rregullat e emigrimit bazuar në ligj. Pra, ai e ka bërë shumë të qartë se Amerika është vendi i mundësive për të gjithë qytetarët e botës, por padyshim për amerikanët ka thënë të parët, por edhe për çdo qytetar të botës. Por çdo emigrant në SHBA duhet të vijë bazuar në një procedurë ligjore dhe duhet të zbatojë ligjin.

Pra, që të jemi të qartë për këtë, sepse e kanë demonizuar, e kanë bërë fashist, fans i Hitlerit. Nuk kanë lenë epitet pa i vënë dhe baltë pa i hedhur.

Edhe pse ka edhe 2 muaj deri në futjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht ka nisur punën me një ritëm shumë të lartë. Ka nisur më zbatimin e premtimeve të para. Me plotësimin e ekipit të tij dhe me vendosjen e emrave për çdo pozicion. Aktualisht po diskutohen dhe kandidaturat më potenciale që është për Sekretarin e Jashtëm dhe Sekretarin e Mbrojtjes, edhe për kryeprokurorin.

Ka bërë të qartë që do të shkarkojë menjëherë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë nën ndikim politik, dhe e thënë drejtpërdrejt janë nën ndikimin e fondacionit “Shoqëria e Hapur” e Sorosit. I ka vuajtur vetë në kurriz.

Këta gjithollogët tanë në Shqipëri, habiten kur dëgjojnë këto gjera apo thonë se këto i thotë opozita në Shqipëri. Por me vjen keq t’i informojmë se këto i thotë Donald Trump, president tashmë i 47 i SHBA me gojën e tij. Nuk i themi ne. Kështu që thënë këtë, pritet të jetë një presidencë shumë dinamike e investuar me fokus të plotë tek qytetarët amerikanë, ke fuqia e ekonomisë amerikane, por pa diskutim edhe tek paqja dhe stabiliteti në botë.