“Mirëseerdhët në Kanabistan”, Berisha citon gazetën italiane: Shqipëria, prodhuesi më i madh i hashashit në Europë

556
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka vijuar me akuzat e tij ndaj kreut të qeverisë Rama se “e ka kthyer Shqipërinë në vendin e drogës”. Këtë herë Berisha shkruan për një artikull të suplementit “Millenium” të gazetës italiane “il Fatto Quotidiano” kushtuar Shqipërisë titulli kryesor i së cilës është “Mirësëerdhët në Kanabistan”.
“Ja ku e katandisi Noriega Shqipërinë. Ky është titulli i reportazhit prej 13 faqesh të revistës Millenium për Shqipërinë,” shkruan deputeti i Partisë Demokratike në Facebook.

Artikulli i Millenium në ‘ilFattoQuotidiano”
Shqipëria, prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i kanabisit të paligjshëm në Europë, ndodhet vetëm 80 km larg brigjeve tona.

• Narkoshteti përtej Adriatikut
Ndërsa ndalimi i hashashit po i reziston kërkesës së legalizimit të tij, Shqipëria fqinje është bërë eksportuesi e prodhuesi më i madh i kanabisit të paligjshëm në të gjithë Europën. Në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në qershor, mazhoranca dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën se janë bashkëpunëtorë të trafikantëve më të pasur të drogës. Një e treta e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto në Shqipëri vjen nga plantacionet e kërpit dhe zinxhirit të eksportit në Itali dhe në pjesën tjetër të kontinentit. Kështu, investigatorët e gjysmës së Europës po fillojnë të marrin në konsideratë krimin e organizuar shqiptar, jo vetëm për marjiuanën por edhe kokainën, si mafia e katërt në nivel kontinental, pas Ndragetës, Cosa Nostra-s dhe Camorra-s.


Sigal