Këlliçi-Ramës: Hiq dorë nga shpenzimet e kota, ndihmo pensionistët

309
Sigal

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi duke iu kthyer edhe një herë rastit të dhimbshëm të 84-vjeçares në Vlorë, e cila prej dy ditësh ushqehej me ujë dhe sheqer, ka një apel për kryeministrin Edi Rama.

Këlliçi e fton Ramën të heqë dorë nga shpenzimet e kota dhe tu vijë në ndihmë pensionistëve në këto ditë të vështira.

“Edi Rama në vend që të rrish gjithë ditën në TV e të shpenzosh 900 mijë dollarë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për këshilltarë, do bëje më mirë të sigurojë bukë e ilaçe për qindra e mijëra pensionistë në vend, që i ke lënë si mos më keq. Kjo dëshmi s’ka nevojë për koment”, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.