Plane me familjen? Ja surprizat e motit për sot

189

E diel, 8 Mars 2020. Parashikimi sipas IGJEUM

RESHJET

Nesër (e diel, dt.08) priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër dhe mesatare në qarqet e tjerë.

Në qarkun Korçë, reshjet priten deri në lokalisht intensive. Në disa prej qarqeve reshjet do jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë për secilin qark).

Nivelet e lumenjeve në të gjithë territorin do të arrijnë nivele të larta në pjesët fushore përgjatë ditëve të fundjavës.

Nivelet e larta janë llogaritur nga IGJEUM brenda kuotave të argjinaturave dhe nuk priten dalje të lumenjeve nga shtrati.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 14 °C

në vendet e ulëta: 9 / 13 °C

në vendet malore: 5 / 11 °C

ERA

Nesër (e diel, dt.08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.