Sigal

– Prof. Islami miratimi i ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, dëshmoi haptaz se Qeveria e Ramës nuk ndalet në Korrupsion edhe pse BE kërkon thellim të Luftës ndaj korrupsionit  si kushte për hapjen e negociatave.  Ju si e shpjegoni që qeveria Rama nuk bën asgjë për reflektim në procesin e Integrimit?

– Rama ka qëne, është dhe do të vazhdojë të jetë kundër integrimit se ai ja lëkund dhe heq karriken e kryeministrit. Të gjithë veprimet e Ramës shpjegohen me maninë e tij të sëmurë për karriken personale.  Prandaj, gjithçka ka ndodhur deritani dhe do të vazhdojë të ndodhë edhe për pak kohë, fatkeqësisht do të provojë edhe këtë rradhë vërteton tezën se në Shqipëri “zullumi këputet vetëm duke u trashur”. Sepse, nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Shqipërisë që defektet të shmangen, duke u korrigjuar gradualisht, por, pothuajse gjithnjë ato janë shumuar, derisa janë bërë mullar dhe vetëm atëherë kur zullumi është trashur situata ka shpërthyer.

Cili do të ishte parashikimi juaj, çfarë mund të ndodhë?

– Mesa duket edhe këtë rradhë do të ndodhë, siç ka ndodhur edhe herë të tjera. Korrupsioni, lidhjet e qeverisë me krimin e kriminelët. lidhjet e Ramës dhe të minsitrave të tij me trafikantët dhe klanet mafioz, apo individët me rekorde kriminale vetëm po shtohen e shumëfishohen. E keqja është rritur në atë masë, sa është kthyer më model suksesi, Madje as qëndrimi i ashpër ndërkombëtar, i finalizuar me vendimin për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE nuk ka pasur asnjë ndikim për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij. Madje, ai ndjehet i lumtur e në ekstazë për të vazhduar i vendosur në rrugën e tij, duke gjykuar se tani nuk ka më asnjë pengesë ndërkombëtare dhe se popullin e ka nënshtruar në një masë të tillë sa është i pafuqishëm të reagojë.  Llogaritë e Ramës sigurisht janë të gabuara. Pikërisht ky është momenti, që Rama nuk arrin ta mirëllogarisë dhe i verbuar nga manitë, por edhe nga frika nuk shikon se “zullumi nuk ka më mundësi të trashet, dhe i ka mbetur vetëm të këputet..”. Gjë, që me shumë gjasa, do të ndodhë në ditët, apo javët në vijim. Të shpresojmë që të mos ketë tragjedi njerzore…

-Faleminderit!