‘Kathimerini’: Shqipëria konfirmon të drejtën e Greqisë për t’u shtrirë në ujërat territoriale në Jon

350
Sigal

Gazeta greke Kathimerini ka publikuar sot lajmin se “Shqipëria ka konfirmuar të drejtën e Greqisë për t’i shtrirë ujërat e saj territorial nga gjashtë, në 12 milje detare në detin Jon. Gazeta ka cituar deklaratën e qeverisë shqiptare, sipas të cilës kjo është një e drejtë e shtetit fqinj dhe nuk e cenon Shqipërinë.

“Greqia, si çdo shtet tjetër palë në Konventën e (Kombeve të Bashkuara) mbi Ligjin e Detit, ku gjeografia lejon dhe për sa kohë që të drejtat sovrane të një shteti tjetër nuk cenohen, gëzon të drejtën për të zgjeruar gjerësinë e ujërave detare territoriale siç parashikohet nga UNCLOS, ” tha qeveria shqiptare në një deklaratë në lidhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit të 1982.

Masa e planifikuar, e njoftuar nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në parlament të mërkurën, nuk ndikon në rajonin e Egjeut, në brigjet lindore dhe jugore të Greqisë,” përfundon gazeta Kathimerini.