Më duhet të gjej një ekzekutim më të sigurt për të

577
Sigal

Grupe “armiqësore” në PS? Kryeministri Rama “qëllon” me bërryla ErionVeliajn

Grupe armiqësore në PS? Nuk është fantazi, as hamendje mediatike. Tashmë pranohet, edhe pse me batuta, edhe nga kryetari dhe kryeministër Rama, i cili e etiketon “armikun” e brendshëm në parti, tek kryebashkiaku Erion Veliaj. “Më vjen shumë keq që më kapët gafil, por jam i detyruar ta pranoj. Po ju siguroj që ky grup armiqësor nuk e ka të gjatë. Erjon Veliaj mund të dalë në televizor sa të dojë, por një ditë në një nga ato pemë do të varet. Do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore do vazhdojnë të marrin goditjen e duhur. Dhe kjo do të pasqyrohet edhe në veprën time numër 21”. Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me ironinë ndaj kreut të bashkisë së Tiranës pas deklaratës së kësaj të fundit. Kujtojmë se këtë deklaratë me ironi Rama e bëri në 31 Dhjetor 2018 gjatë një konference me gazetarët. Ndërsa në “Xing me Ermalin” kryeministri Rama u shpreh: Atë të varjes do ta mendojmë pak sepse ato pemët që ka mbjell ai janë të holla dhe mund të vareni dhe të bini gjallë. Ndoshta duhet gjetur një ekzekutim më i sigurt, por ty jo.

BISEDA:

Ermal Mamaqi: U pataksën njerëzit fare dhe tani kuptohet që ka ardhur momenti të flasim për të gjitha gjërat dhe sot do të flasim për Erjon Veliajn… Me këtë që ke bërë janë tmerruar të gjithë pemëtarët.

Edi Rama: Tani, vërtetë kemi ardhur këtu edhe për të qeshur, sepse është fillimi i vitit, por kjo nuk është diçka për të qeshur. Kam përshtypjen se edhe ti je pjesë e kësaj loje.

– Mos…!

– Kam pasur dyshimet e mia, por tani që nxore këtë, me demek për të më treguar mua që po shikoj një fantazi. Ka shumë mundësi, sepse ka konspiracione në botën moderne që ndërtohen me figura mediatike që influencojnë. Kështu që do të të vijë radha edhe ty.

– Edhe mua do më vijë radha… Të paktën unë nuk mbjell pemë, s’ke ku të më varësh.

– Atë të varjes do ta mendojmë pak sepse ato pemët që ka mbjell ai janë të holla dhe mund të vareni dhe të bini gjallë. Ndoshta duhet gjetur një ekzekutim më i sigurt, por ty jo. Ti i varur nuk i duhesh dreqit, ti na duhesh i gjallë, por i qethur komplet. Do të të rruajmë, do të të veshim pizhame dhe do të çojmë në punë të detyruar. Ta bësh edhe ti një punë një herë, se ngele duke ardhur vërdallë ha ha ha hi hi hi. Pse kështu është jeta?

– Do kthesh prapë internimet?

– Jo, do të internojmë këtu në oborrin e Klanit. Do punosh këtu me ujitje, vaditje, shkalafitje, rraskapitje.

– Nëse do të na vijë e keqja, ngaqë mbjellim pemë, le të na vijë.

– Edhe këtë e bëre, nxore tjetrin aty të japë jetën për llogari të tjetrit. Ishte edhe me atë trikon, me këpucët e kuqe dhe me lopatë.

– Me ato drerët…

– Vetëm se ky i shkreti i hap gropat vetë, Lali i gjen gropat gati.

– Po normale, s’do rrijë Erjoni duke gërmuar.