Karlheinz Kopf: Bizneset austriake së shpejti në Shqipëri me plane konkrete!

487
Sigal

Zv. Presidenti i Parlamentit Austriak Karlheinz Kopf i bën thirrje opozitës që të vazhdojë dialogun dhe negociatat në Parlament.

 Shqipëria është bërë destinacion investimi për bizneset austriake. Me interes të veçantë për Shqipërinë, por edhe për Rajonin, është eksperienca e madhe e Austrisë në drejtim të qëndrueshmërisë mjedisore dhe energjive të rinovueshme. Pak dite më parë vendin tonë e vizitoi Zv. Presidenti i Parlamentit Austriak Karlheinz  Kopf, i shoqëruar nga një grup sipërmarrësish austriake ku u pritën në një takim të veçantë edhe nga Kryeministri Edi Rama. Nga ana e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri vlerësoi praninë e sipërmarrësve austriakë  të cilët do të vijnë për të parë mundësitë e investimit në vendin tonë . Z. Kopf në një intervistë për gazetën “Telegraf” ka vlerësuar dhe reformat që po ndërmerr qeveria duke theksuar si projektin më të madh, atë të reformës territoriale.

Z. Kopf, rritja e investimeve të huaja në vendin tonë, mbetet një prioritet i qeverisë shqiptare. Ju patet një takim me kryeministrin Edi Rama, çfarë perspektive ju ofroi sipërmarrësve?

 Po, takimi bilateral qe pata me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe me Ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj ishte shumë konstruktiv dhe produktiv. Të dyja palët jemi shumë të interesuara në marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë. Kryeministri Rama vizitoi Austrinë disa muaj më parë dhe ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Shqipërisë që u mbajt në Odën Ekonomike të Austrisë. Kjo platformë ka dhënë një hap të mëtejshëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike midis Austrisë dhe Shqipërisë.

Bizneset që kishin interes për të vizituar vendin tonë, në cilat fusha operojnë dhe a do të kthehen me një plan konkret?

Në totalnjëdelegacionprejrreth15sipërmarrësaustriakënga sektorëtë ndryshëm me shoqëruan ne Shqipëri.Gjatë vizitësatapatënmundësinë të takohenme kompanishqiptaredhe për të diskutuarpersonalisht për takime kooperimi të mundshme. Përgjigja ishte pozitive, unëjamoptimistse do të ketëplanekonkrete nëtë ardhmen.

Si i shihni marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Shqipërisë dhe Austrisë?

Austria dhe Shqipëria ndajnë një histori të gjatë e të qëndrueshme, në të gjitha nivelet. Projektet më të vogla tashmë janë realizuar me sukses, por natyrisht potenciali i plotë nuk  ka përfunduar ende. Shqipëria ka burime të rëndësishme në fusha të ndryshme. Bujqësia, energjia e rinovueshme, turizmi, … për të përmendur vetëm disa. Të gjitha këto sektorë janë ato ku Austria ka shumë  kompani të njohura, që veprojnë në mbarë botën. Kjo është arsyeja  qe delegacioni i kompanive austriake ka vizituar Shqipërinë. Është e rëndësishme për të marrë kontakte personalisht, për të ndërtuar besimin e domosdoshëm që është thelbësor për kryerjen e projekteve.

Si i vlerësoni reformat që po ndërmerren në Shqipëri, kush janë ato më të rëndësishmet?

NëQershor  te vitit 2014, Bashkimi Evropian vendosi t’i japëStatusin e kandidatit  Shqipërisë. Kyka qenë njësinjalshumë i rëndësishëmpërqytetarët e Shqipërisë. Mënyra Evropiane ështëpa dyshimrruga e drejtëpër të shkuar,porpadyshimjo  e lehtë. Shqipëria kasfida të mëdhapër të përballuardhe shumëreformapër të ndërmarrë. Sidomosreformae planifikuarterritorialeështë ndoshtaprojekti më i madh.

Austria ka pasur një rol të madh për Shqipërinë duke u bërë thirrje vendeve anëtare përpara se të merrej  një vendim mbi statusin e vendit kandidat. A do te vazhdoje Austria të  jetë një avokat i besueshëm i Shqipërisë  në procesin e mëtejshëm të integrimit evropian?

Po, patjetër! Austria ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe për Shqipërinë. Nga fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në 2003.  Austria ka  mbështetur plotësisht  Shqipërinë   drejt  Bashkimit Evropian. Dhe sigurisht Austria do të vazhdojë të punojë ngushtë së bashku me Shqipërinë në të gjitha nivelet për të treguar mbështetjen dhe për të ndihmuar, për të përgatitur vendin për hapat e ardhshëm.

Opozita ka kërkuar mundësinë për t’u kthyer në parlament, por ka kërkuar garanci nga ndërkombëtarët që kërkesat e tyre të përmbushen, që nga dënimi i  dhunës, krimit, etj? Si i vlerësoni këto qëndrime?

Gjatë vizitës sime në Shqipëri unë gjithashtu pata mundësinë për t’u takuar me disa anëtarë nga opozita. Për një demokraci është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu dhe negociatat në Parlament. Është e nevojshme që partia në pushtet së bashku me opozitën të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive. Veçanërisht për reformat e ardhshme dhe integrimin europian, bashkëpunimi është esencial. Përpara zgjedhjeve, opozita ka filluar të hapë rrugë, gjë që duhet të vazhdojë.

Prej më shumë se gjashtë vitesh, Austria bën pjesë në grupin e 5 vendeve me investime të huaja direkte më të larta në vend. Aktualisht në terma ekonomike, në Shqipëri numërohen rreth 77 kompani austriake, që përfaqësojnë 2% të totalit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Ato janë të pranishme në sektorë kyç, duke përfshirë energjetikën, sistemin bankar, sektorin e sigurimeve, sektorin minerar dhe turizmin. Por ka potenciale ende të pashfrytëzuar duke pasur parasysh avantazhet logjistike dhe burimet natyrore. 

Në kuadrin e investimeve strategjike në Shqipëri, padyshim projekti i gazsjellësit TAP-it mbetet i një rëndësie të veçantë. Sepse mbi të gjitha do të krijojnë sinergjinë pozitive ndërmjet Lindjes së Mesme dhe Europës. Ndërmjet Kaspikut dhe Adriatikut, do të jetë një projekt   transformimi ekonomik e social. Falë këtij projekti, Shqipëria do të sigurojë energji, do të gazifikohet e lidhet me rrjetin ndërkombëtar të transportit të gazit. Lidhja e gazsjellësit TAP me IAP do të shtojë sigurinë e energjisë për rajonin dhe mbarë Europën, si dhe do të krijojë mundësi të reja investimesh në Shqipëri për kompanitë austriake.

Mimoza Haxhiaj