Kandidatura e Nishanit për BSH Meta: S’kam folur me Ramën

510
Sigal

Më pak se një javë nga dekretimi i Genti Sejkos për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, procesi i zgjedhjes së tij ka ngecur. Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka thënë se do të shtyhet dekreti i Presidentit për Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë.

Meta, është takuar paraditen e sotme me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas u shpreh se nuk kishin biseduar për çështjen e Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore.Ai tha se Parlamenti do të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore sa i përket shqyrtimit të dekretit të Presidentit për Guvernatorin.

“Me dekretin e Guvernatorit të Bankës, Presidenti ka përmbushur obligimet e tij kushtetuese. Edhe Kuvendi do të përmbushë detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore”, u shpreh Meta.

Mes mazhorancës dhe presidentit Bujar Nishani, nuk kanë munuguar bisedimet për çështjen e Guvernatorit, e ndërsa dje për të gjashtën herë në dy muajt e fundit, kryeministri Edi Rama ka qenë në Presidencë për një takim me kreun e shtetit. Aktualisht mazhoranca nuk ka dhënë një qëndrim final për kandidaturën e bankierit Genti Sejko.

Meta: Ne kemi plotësuar kërkesat, opozita të vij në Parlament

Europarlamentari Eduard Kuakn javën e ardhshme do të vizitojë Shqipërinë, për të “përdorur” ndikimin e PE për një marrëveshje mes mazhorancës dhe opoztës që kjo e fundit të thyejë bojkotin. E ndërsa ndërkombëtarët janë kërkuar si garant nga opozita, kryetari i kuvendit Ilir Meta thotë se mazhoranca ka plotësuar të gjitha kërkesat.
 
“Kemi plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës, edhe për komisionet hetimore dhe për të drejtën e fjalës në parlamnet. Është një rast unik, edhe në Evropë”, deklaroi kreu i Kuvendit. Ai theksoi se opozita nuk mund të djeg mandatet, por tani ka ardhur koha që opozita të marrë përgjegjësitë. Meta u shpreh i hapur për miratimin e një nisme ligjore të propozuar nga opozita që synon dekriminalizimin e Kuvendit.