Mediu: Rama mund të shpallet Mbret, opozita të garantojë zgjedhje të lira

212
Sigal

Për kreun e Partisë Republikane, Famir Mediu, mungesa e Gjykatës Kushtetuese, ka sjellë një situatë tërësisht absurde.

Në një komunikim mediatik, Mediu ka deklaruar se ndodhemi në një situatë të atillë ku kryeministri Edi Rama mund të vetëdeklarohet Mbret.

E para sepse unë përpiqem të jem institucional, edhe si individ edhe si kryetar partie edhe si PR. GJK është ajo që diskuton cenimin e lirive dhe të drejtave. Kishte diskutime për ta cuar në Gjykatën Administrative, në konsultim me juristët ishte pikërisht GJK, po ashtu GJK ka një hap të parë përpara se të shkojë në vendim, shkon në dhomën konsultative dhe unë shpresoj që numrat janë për ta cuar në dhomën konsultative për të cuar për ta cuar për vendim përfundimtar. Përvec kesaj shpresoj që GJK të ndërtohet sa më parë, megjithëse ka 4 vjet që nuk ka GJK dh epo ju them është një goditjet më të madha që ka marrë sistemi kushtetues në Shqipëri sepse i ka dhën mundësi kryeministrit, paralmentit të bëjë ligje antikushtetuese, vendime antikushtetuese, korruptive në dëm të qyetarëve dhe në dëm të interesit kombëtar. Janë me shumicë, nuk janë një apo dy. Mungesa e GJK ka sjellë një situatë tërësisht absurde, biles ne jëmi në një situatë ku Edi Rama mund të deklarojë veten mbret. Dhe nuk ka kush ta pengojë nga pikëpamja kushtetuese, institucion që ta frenojë sepse qytetarët nuk mund të përballën me Edi Ramën, sipas një logjike. Por nga ana tjetër Gjykatë s’ka, insistucione që ta afirmojnë s’ka, ateherë marrim një rast të supozuar të vjedhjes së votës në mënyrë fare flagrante, fare të hapur, sic është bërë me ligjet.”

Mediu nënvizoi se detyra primare që ka opozita shqiptare është garantimi i zgjedhje të lira dhe të ndershme.